Tiranë- Nga dita e sotme Reparti i ish- Kirurgjisë në Qendrën Spitlore “Nënë Tereza” do të hapet spital për pacientët COVID-19. Ceremonia e hapjes së spitalit do të bëhet më vonë, pasi pak minuta më parë ka mbërritur në spital edhe kryeministri, Edi Rama ku po mban një takim me mjekët dhe infermierët.
Kapaciteti i spitalit COVID 3 janë 150 shtretër në total, ku pavioni i parë që do të hapet do të ketë 40 shtretër. Në dispozicion të pacientëve do të jenë 50 mjekë dhe infermierë.
Ministria e Shëndetësisë është shprehur se nëse do të jetë nevoja, janë gati edhe dy godina të tjera për t’ju shërbyer pacientëve me COVID-19, nëse bumi i të shtruarve në spitale vazhdon. Deri më tani në të dy spitalet COVID që janë të hapur, janë të shtruar 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.