Një ligj i ri ka hyrë në fuqi në Suedi, duke u dhënë ministrave fuqi për të mbyllur vendet, përfshirë dyqanet, palestrat dhe kinematë për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.
Masat u votuan përmes parlamentit në Stokholm, pasi politikanëve ju kërkua që të ndërpresin para kohe pushimet dimërore, raporton bbc.
Ky ligj i ri lejon qeverinë të fusë masa shumë më të rrepta ndërsa vendi lufton me disa nga nivelet më të larta të infeksionit të coronavirusit në BE.
Autoritetet lokale do të kenë fuqinë të gjobisin bizneset që nuk ndjekin rregullat, ose t’i detyrojnë ato të mbyllen.