KORÇË– Një banesë në lagjen numër 1 ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne ne qytetin e Korçës. Mësohet se banesa është në pronësi të një kambisti, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Nga informacionet e para raportohet se kanë qenë 3 persona të cilën kanë hyrë në banesë, teksa pronari ka bërë rezistencë duke u përleshur me autorët. Për pasojë pronari ka mbetur i lënduar, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Siç raporton gazetarja Gladiola Hoxha, autorët ishin të maskuar. Bëhet e ditur se 2 prej tyre kanë arritur që të marrin një sasi të konsiderueshme parash dhe janë larguar, teksa 1 prej tyre jo, e për pasojë është kapur nga policia.