Tiranë- Kryeminisrti Edi Rama ka publikuar videon ku lajmëron se luftës me virusin COVID-19 po i vjen fundi.
Rama thotë se tashmë lufta ndaj virusit ka hyrë në fazën e ofensivës së madhe për largimin e tij përfundimtar nga jeta jonë.
Vaksinimi në Shqipëri do të fillojë më shpejt se çfarë ishte parashikuar, teksa të parët që do marrin prodhimin e Pfizer/BioNTech janë mjekët, më pas të moshuarit.
STATUSI NGA EDI RAMA
MIRËMËNGJES dhe pak orë nga nisja e fushatës së vaksinimit #ShqipëriaBuzëqesh duke ju marrë pak minuta nga koha juaj, për të hedhur vështrimin pas në orët, minutat, ditët, javët e muajt e jashtëzakonshëm të luftës me Armikun e Padukshëm, e cila sot hyn në fazën e ofensivës së madhe për largimin e tij përfundimtar nga jeta jonë, ju uroj një javë të mbarë