KORÇË– Familjarët e një kambisti që ra sot pre e një grabitje kanë treguar se kjo është e katërta herë që shtëpia e tyre bie pre e hajdutëve. Në një prononcim për mediat, ata janë shprehur se kryefamiljari që punon si kambist është përplasur me grabitësit që kanë qenë të armatosur.
“Kjo është hera e katërt që na ndodh kjo gjë. Doli dhe u përplas me një nga grabitësit. E katërta herë që na ndodh kjo gjë. Na futen në shtëpi për të na vjedhur,”- tregojnë familjarët.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Dy persona, me maska dhe armë u futën të grabisin shtëpinë e një kambisti për të vjedhur, por gjithçka degradoi në përdorimin e armës së zjarrit.
Pronari i shtëpisë, kambisit dhe një nga grabitësit kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar ne spital për ndihmë mjekësore, ndërsa dy grabitësit e tjerë, janë arratisur bashkëm e një sasi lekësh.