Elbasan- Situata me përmbytjet vijon të mbetet kaotike në Qarkun e Elbasanit.
Si pasojë e densitetit të lartë të rreshjeve shumë njësi kanë mbetur pa energji elektrike. Sipas informacionit zyrtar është lajmëruar se dy shkolla nu do të hapen si pasojë e përmbytjeve në zonë, ku nuk është i mundur kalimi dhe rrezikohet jeta e nxënësve nëse hyjnë në skollë.
Informacion i ores 8.30 per Qarkun Elbasan:
Gjate nates kemi pasur reshje me intensitet te ulet e mesatar e si rrjedhoje kemi pasur renie guresh, inertesh e aluvionesh ne akset:
Elbasan-Qaf Thane (vendi-Pishkash dhe kthesat e Murrashit)
Cerrik-Gramsh (vendi – Ceruje, Drize)
Gramsh-Kodovjat (vendi – Bratile)
Lumenjte Shkumbin e Devoll jane me prurje te konsiderueshme, por nuk ka ndryshim nga mbremja e djeshme, por po mbahet ne monitorim ne gjithe pikat e mundshme ku mund te perbeje rrezik.
Perroi i Zaranikes ka pasur prurje te shumta e te vrullshme por pa pasoja.
Nje shkolle ne Nj.A Labinot Fushe nuk zhvillon mesim pasi ka demtime te catise e per rrjedhoje futet uji brenda, dhe nje shkolle ne Nj.A Kushove, Gramsh pasi prurjet e shumta te perroit perbejne rrezik per kalimin ne shkolle.
Furnizimi me energji elektrike ka problem ne disa njesi: Nj.A Lunik, Librazhd, nje pjese tek dogana ne Qaf Thane, Nj.A Kodovjat e Kukur Gramsh, Nj.A Shushice Elbasan dhe nje pjese e qytetit te Belshit. Grupet e punes te OSHE jane ne terren dhe situate mund te ndryshoje shume shpejt.