Dy subjekte në Korçë janë gjobitur me masën administrative 1.000.000 lekë, për shkak se shkelën protokollin e sigurisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Njëri nga subjektet u konstatua në rrugën nacionale Korçë-Bilisht, shtetasi E. Sh. duke zhvilluar në restorantin e tij, një aktivitet festiv, në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.
Gjithashtu, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi M. Z. u konstatua duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.