Vlorë- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar prokurorin Pelivan Malkaj.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar prokurorin Pelivan Malaj. Shkarkimi prokurorit të Apelit Vlorë vjen pasi ai ka pasur probleme me justifikimin e pasurisë, me burime të ligjshme.
Pelivan Malaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si avokat. Në maj 2003, ai është emëruar prokuror i Prokurorisë së Apelit Vlorë, detyrë të cilën e ka ushtruar për gati dy dekada. Malaj ka qenë gjithashtu kryetar i Shoqatës së Prokurorëve.