Turqia i ka bërë thirrje Greqisë që të rifillojnë kontaktet kërkimore mes dy shteteve në janar. Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu i ka dërguar një ftesë homologut grek Nikos Dendias për të gjetur një zgjidhje sa më shpejt, për të dy shtetet. Ai ka thënë se është i gatshëm të udhëtojë drejt Shqipërisë, pasi takimi do të ketë si ndërmjetës kryeministrin Rama, i cili ka qenë ai që ka bërë dhe ftesën për këtë tavolinë të pëbashkët.
“Ne kemi besim tek vetja dhe pas ftesës së kryeministri Edi Rama, unë jam gati të takohem me Nikos Dendias në Tiranë. Kjo është një ftesë dhe shpresoj që Greqia mos ta refuzojë atë,” shtoi ai.