FRPD ka nisur një protestë përpara kryeministrisë lidhur me skandalin e fundit të qeverisë, darkën në Dubai.
Ministrat e kabinetit qeveritar u filmuan duke darkuar në Dubai, në një restorant tepër luksoz. Video e publikuar u bë shpejtë virale. Asaj iu bashkangjitën dhe mjaft komente e pyetje të lidhura me financuesin që fshihet pas këtyre qejfeve të kushtueshme të funksionarëve të lartë shqiptarë.