Tiranë- Kryeministri Edi Rama zgjodhi të mos e tregonte emrin e vendit, por Abc News shkruan se ishte Austria vendi që dhuroi 975 dozat për të nisur vaksinimi në Shqipëri.
Austria i ka dhuruar më herët 500 mijë doza të vaksinës Pfizer edhe Kosovës, e cila ende nuk e ka nisur vaksinimin. Sidoqoftë, edhe pse Kosova merr 500 mijë doza nga Austria, qeveria shqiptare do ti japë dozat e saj edhe për spitalin Infektiv të Prishtinës.
Vaksinimi pritet të nis në orën 15:00 dhe të parët që do të vaksinohen janë mjekët, Pëllumb Pipero dhe Najada Çomo në stadiumin ‘Air Albania’.