Tiranë- Vaksinimi kundër virusit Covid sapo ka nisur në Shqipëri!
Shefja e Infektivit Najada Çomo është e para që vaksinohet në Shqipëri me dozën anti-Covid-19.
Në orën 15:10 të ditës së sotme në ambientet e stadiumit “Air Albania” Çomo mori vaksinën kundër koronavirusit. Personi i dytë që u vaksina ishte kryeministri Edi Rama, dhe i tretë ishte mjeku Pëllumb Pipero.
Të gjithë të vaksinuarit do të pajisen me një kartelë që tregon se kanë marrë vaksinën, e më pas do të futen në sistemin e-albania. Ditën e sotme do të bëhem vetëm 5 vaksinime për bluzat e bardha
Lajmi në përditësim