Mjekët Pëllumb Pipero dhe Tritan Kalo ishin ndër të parët që morën vaksinën anti-covid. Pas Najada Çomos dhe kryeministrit dy mjekët ishin në radhë për të marrë dozën e parë të vaksinës. Pas daljes nga stadiumi Air Albania, mjekët u shprehën se ndihen mirë pavarësisht se do të ketë pasojat e saj të vogla.
‘Avash avash e gjithë fasha e rriskut të gjithë qytetarët në nevojë të jenë pjesë e kjëtij procesi që sot filloi. Jam njoftuar dje për të bërë vaksinën nga shefja e shërbimit. Përgjithësisht efektet anësore të kësaj vaksine janë të vogla afatshkurtra. Skemi ende dijeni për efekte afatgjata. Bëhet fjalë për dhimbje skuqje, të përzin për të vjellë. Persona që e kanë bërë deri tani skanë pasur asgjë. Kategori të përjashtuar? Sjam specialist i fushës iu kërkoj ndjesë nëse sjua them dot, fëmijët deri në 4 vjeç janë të përjashtuar dhe fgratë shtatzëna”, tha Pipero.
Ndërsa Kalo tha se do të ndihet më i sigurt të vijojë punën në vijën e parë të COVID. Më tej ai shton se nuk ndjeu aspak thimbje teksa bëri vaksinën.
“Është kënaqësi sepse ndjejmë më tepër siguri në punën që bëjmë, punojmë në vijën e parë dhe kjo na jep më tepër lehhtësim në aspektin psikologjik. Pak nga pak të shtohet niveli i të imunizuarve duke shpresuar që të këlojmë një verë të paqtë. Dhe jo të zjarrtë. Dorë shumë e lehtë më ra një infermier që ka gjithë jetën që bën vaksina, e kishte dorën e lehtë dhe se ndjeva kur filloi dhe mbaroi”, tha ai.
Fushata e vaksinimit me 900 dozat e para kundër COVID19 nisi ditën e sotme në vendin tonë. E para që mori dozën ishte Najada Çomo, më pas kryeministri Rama, mjeku Pëllumb Pipero, Tritan Kalo për tu pasuar me të tjerë mjekë.