Një persona kanë gjetur vdekjen dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armëve.
Viktima dhe të plagosurit sipas mediave greke, dyshohet të jetë shqiptar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Agios Sostis në Athinë.
Paraprakisht thuhet se ka pasur përplasje midis të huajve, siç i quajnë mediat greke emigrantët dhe më pas është shoqëruar me breshëri të shtënash.
Një prej të përfshirëve në ngjarje, dyshohet se u përpoq të gjente strehë në një kafene në Sheshin “Agios Sostis” ku u qëllua dhe sipas të njëjtave raporte gjeti vdekje.
Burri i vrarë është babai i një prej të rinjve që u sulmuan nga të rinj të tjerë, ndërsa djali i tij, rreth 25 vjeç, thuhet gjithashtu se ka mbetur i plagosur rëndë.
I dëmtuar, lehtë, është një punëtori i kafenesë ku ndodhi krimi.
Policia po kërkon një automjet, me të cilin dyshohet se janë larguar personat e armatosur që morën pjesë në përleshjen e përgjakshme. Informacioni i parë thotë se lufta që përfundoi në një masakër u zhvillua për mosmarrëveshje financiare.