Një tjetër banesë është cilësuar e pabanueshme në Torovicë të Lezhës për shkak të rrëshqitjeve të dheut.
Forcat e ushtrisë po bëjnë evakuimin e familjes me 6 anëtarë drejt një zone më të sigurt. Shtëpia ka pësuar plasaritje dhe dëme të mëdha.
Banesa e Mark Majamalit ka nisur te rrëshqasë ditën e sotme si pasoje e reshjeve intensive të shiut të rëna gjatë ditëve të fundit.