Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe nënpresidenti Mike Pence u takuan të hënën, për herë të parë që kur mbështetësit e dhunshëm të Trumpit sulmuan ndërtesën e Kongresit. Dhuna e 6 janarit ka ndodhur ndërsa Pence ka qenë duke udhëhequr një seancë të Kongresit për certifikimin e fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.
Një zyrtar i lartë i administratës u tha mediave se Trump dhe Pence zhvilluan një “bisedë të mirë”.