Spanjë- Këto janë pamjet nga Spanja me borë dhe temperatura të ulta, por aty njerëzit nuk duan t’ja dijnë për të ftohtin e acartë.
Stuhia ‘Filomena’ ka mbuluar në borën e bardhë vendin dhe ka bërë që për disa ditë radhë të kenë mbizotëruar temperaturat e ulta në vend dhe gjithë gadishullin Iberik.
Por spanjollët, të njohur për humorin e tyre, e kanë pritur krahë hapur acarin në vendin, madje kanë shijuar duke luajtur në rrugët e qytetit apo duke u veshur si personazhe humoristikë në rrugët e Madridit.