Kryeministri Edi Rama ka shkuar që në orët e para të mëngjesit në stadiumin Air Albania aty ku pritet që të vaksinohen 60 mjekë dhe infermierë. Sot është dita e dytë e vaksinimit në Shqipëri kundër Covid-19 që po zhvillohet pikërisht brenda ambienteve të stadiumit.
Në foton e publikuar nga Dosja.al shihet kryeministri dhe minstrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu që po bisedojnë në hyrje të stadiumit. Të dy të veshur me xhup dhe me maska shihen tepër të përqëndruar në bisedën që po bëjnë.
Sot është dita e dytë e vaksinimit në Shqipëri për virusin Covid. Vaksinimi do të bëhet në ambientet e stadiumit Air-Albania, ndërsa pritet që sot të marrin dozën e vaksinës 60 mjekë epidemiologë, mes tyre dhe ministrja Manastirliu. Të hënën nisi zyrtarisht vaksinimi me vaksinën ‘Pfizer’, aty ku u injektuan 50 doza. E para që mori vaksinën në Shqipëri ishte mjekja Najada Çomo, i dyti kryeministri Edi Rama dhe i treti mjeku Pëllumb Pipero. Gjithsej janë 975 doza që do të bëhen nga mjekët më pas kategoria tjetër janë personat mbi 75-vjeç.