Gjatë komunikimit me gazetarët Basha përshëndeti edhe reagimin e komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi, i cili i ka kërkuar Parlamentit që të presë opinionin e Komisionit të Venecias para se të rrëzojë dekretin e presidentit Meta. Ai tha se kjo është një goditje e rëndë për integrimin e vendit.
“Përshëndes komisionerin Oliver Varhelyi. Përpjekeje e Ramës për të manipuluar zgjedhjet e ardhshme. Kjo është një goditje e rëndë ndaj shanseve të integrimit dhe përgjegjësi është vetëm një, Edi Rama. E mbështes apelin e tij dhe shpresoj që Komisioni i Venecias të ndërhyjë. Ne ishim të përkushtuar për standard zgjedhore, kurse Rama ka minuar standardet”.