Gjatë 24 orëve të fundit 421 qytetarë janë ndëshkuar me masë administrative pasi janë konstatuar pa maska mbrojtëse. Ndërsa shtatë persona janë gjobitur pasi janë kapur duke lëvizur gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.