Tiranë- “Balkanweb” ka siguruar fotografinë e pastruese Tire Dervishi, që i zhvati 8 milionë lekë një qytetareje për t’i shpëtuar të ëmën e infektuar me koronavirus.
Emisioni “Stop” publikoi këtë të martë një rast skandaloz korrupsioni në spitalin Covid 2, ku punonjës të këtij spitali bëjnë pazar me jetën e pacientëve.
Alldervishi kishte mashtruar qytetaren sikur ishte infermiere, duke i marrë plot 8 milionë lekë për t’i shpëtuar nënën 55-vjeçare, së cilës nuk i kishte bërë asnjë shërbim, madje nuk i kishte dhënë as ushqim, duke e lënë të vdiste.
Denoncimi i qytetares tronditi mbarë opinionin publik, ndërsa Ministria e Shëndetësisë shkarkoi menjëherë sanitaren dhe urdhëroi hetim të plotë të ngjarjes.