Dhoma e Përfaqësuesve ka diskutuar rreth një rezolute për shkarkimin e presidentit Donald Trump. Demokratët po këmbëngulin që ta largojnë nga detyra Trump dhe për këtë po kërkojnë mbështetjen e republikanëve. Njëri prej tyre, ligjvënësi John Katko ka njoftuar se do të votojë për shkarkimin e Trump.
Katko është republikani i parë që nënshkruan përpjekjen e demokratëve për të larguar Trump-in, shkaku i nxitjes së mbështetësve të tij për të sulmuar Kongresin amerikan.