Bashkia e Shkodrës ka publikuar informacione për situatën në zonat e përmbytura pas reshjeve intensive të ditëve të fundit. Bashkia Shkodër ka njoftuar se sipërfaqja totale e përmbytur është 1,910 hektarë.
Ndërkohë ka nisur ndarja e ndihmave për disa zona të prekura si, fshati Shirq në njësinë administrative Dajç, si dhe në fshatin Obot, njësia administrative Ana e Malit.