Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se shqiptarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore. Basha thotë se ndërsa shqiptarët po kalojnë dimrin e dytë në çadra pas tërmetit, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.
Në mbyllje të reagimit të tij në rrjetin social Facebook, kryedemokrati ka bërë sërish thirrje për ndryshim të qeverisë, që në krye të vijë një qeveri që kujdeset për njerëzit, dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj.
“Ndërkohë që shqiptarët janë pa asnjë ndihmë përballë krizës ekonomike dhe shëndetësore, vendi është nën ujë, mijëra familje po kalojnë dimrin e dytë në çadra, ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai. Është koha të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo këtë që e ka mendjen vetëm për veten e saj.”