Vlorë- Gjykata e Vlorës jep masën e sigurisë arrest ne burg për Fatos Dusha i arrestuar për strehimin e shtetasve sirianë të kapur në gomonen që do t’i transportonte për në brigjet italiane.
Fatos Dusha u arrestua në Tiranë si personi që kishte strehuar fillimisht sirianët, ndërkohë që është ende i paqartë roli i tij në skemën e trafikimit të qënieve njerëzore.
Mbrëmjen e 8 janarit, 50 klandestinë kanë rrezikuar të mbyten pasi mjeti ujor i tyre ka pësuar avari. Kanë qenë emigrantët të cilët kanë marrë sallën operative duke kërkuar ndihmë dhe menjëherë në ndihmë të tyre kanë shkuar Roja bregdetare, policia e shtetit dhe Guardia di Finanza.
Me vështirësi emigrantët janë arritur të shpëtohen të gjithë dhe të hipën në mjetin e Rojës Bregdetare dhe janë transportuar për në portin e Vlorës.