CNN i ka kushtuar një artikull vendeve të cilat mirëpresin sërish turistët amerikanë në këtë fillim viti 2021.
E para në listë është Shqipëria, për të cilën shkruhet se mbetet e hapur për turistët amerikanë dhe s’ka nevojë për test ndaj COVID-19 apo karantinë. Gjithsesi shkruhet se është e pritshme ndonjë kontroll shëndetësor.
Gjithashtu CNN informon edhe për masat e vetme kufizuese që ka Shqipëria, sicc janë maska me detyrim apo ora policore.
Shqipëria nuk është e vetme në listë, pasi në rajon janë edhe Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut apo Bosnia dhe Hercegovina.