Tiranë- Vijojnë të dalin në dritë të tjera detaje nga plagosja e biznesmenit Sino Llanaj, e ndodhur sot në Tiranë, ku shkak është një objekt në ndërtim mes 42-vjeçarit të plagosur dhe biznesmenit tjetër, Albert Allmuça.
Qytetarja u shpreh se biznesmeni Allmuça i ka 4800 euro borxh, të cilat siç thekson ajo, pasi do të shtrohet në spital.
“Kam tërë këto vite që vij dhe më thonë të iki. Allmuça më ka 4800 euro, më shmanget. I thashë mbaji 800 euro, më jep 4 mijë se do të shtrohem në spital. Asgjë nuk më ka ardhur. Ai më thotë që është nëpër gjyqe, kam nisur të marr një kredi. I thashë se nuk më duhet kredia jote, se unë jam nëpër spitale”, tha qytetarja.