Brazil- Brazili ka publikuar të dhënat më të fundit nga provat klinike për vaksinën kineze ‘Sinovac’. Rezulton se vaksina e krijuar dhe prodhuar në Kinë është vetëm 50.4% efektive.
Javën e kaluar po në Brazil kjo vaksinë doli 78% efektive, teksa tani del një rezultat ndryshe, por duhet përmendur se në rezultatet e para nuk ishin përfshirë rastet shumë të lehta me COVID-19.
Gjithsesi edhe pse kjo vaksinë rezulton me kaq përqindje efektive, nuk përfshihet në vaksinat e tjera antiCOVID perëndimore, si Moderna, Pfizer apo Oxford.