Koronavirusi i ri rrezikon më shumë gratë! Ky është rezultati më i fundit i nxjerrë nga shifrat zyrtare të koronavirusit, ku është parë se ka më shumë viktima gra se burra.
Këtë gjë ekspertët e lidhin pikërish me koronavirusin e ri, që po shpërthen në mbarë botën.
“Tani virusi është më virulent, ju duhet sasi shumë më e ulët për të shkaktuar infeksionin, prandaj njerëzit që më parë nuk kishin gjasa të kapnin sëmundjen, si gratë e reja në formë janë papritmas të prekshëm”,- tha Dr. David Strain, një pedagog klinik në Universitetin e Exeter.
Dr. Strain paralajmëroi për një ndryshim në sjellje gjatë rrjedhës së pandemisë, duke thënë: “Pacientët më të rinj, veçanërisht gratë janë më të rrezikuara.”
Gjinia
Burrat ende vdesin në numër më të lartë se gratë në përgjithësi, por ka një ekuilibër midis gjinive krahasuar me pranverën.
Në valën e parë, 61 përqind e vdekjeve ishin burra dhe 39 përqind ishin gra.
Tani, 57 përqind e vdekjeve janë burra dhe 43 përqind janë gra, shkruan “The Sun”.
Një sërë arsyesh janë përpjekur të shpjegojnë pse burrat janë më të rrezikuar nga virusi vdekjeprurës Covid-19, përfshirë këtu që bëhet fjalë për ndryshime gjenetike që ndikojnë në sistemin imunitar.
Disa ekspertë thonë se gjaku i burrave e bën më të lehtë për koronavirusin të infektojë qelizat.
Burrat kanë më shumë enzimë ACE2, të cilën virusi e përdor për të hyrë në qeliza.
Prof. McConway tha: “Dallimet në vdekjet midis burrave dhe grave janë ende duke shkuar në të njëjtin drejtim si ato në valën e parë, kur shumë më shumë burra vdisnin sesa gratë. Është akoma e vërtetë që shumë më shumë burra po vdesin sesa gratë, por ndryshimi në vdekjet midis burrave dhe grave është pak më i vogël se sa ishte në valën e parë.”