Milot- Një person është plagosur me armë zjarri në Milot. Mësohet se ngjarja ka ndodhur para pak minutash.
Nga të dhënat e para bëhet me dije se dy persona me motor dyshohet se kanë qëlluar mbi 45-vjeçarin, i identifikuar si Ylli Ibrahimi. Mësohet se Ibrahimi ka marrë një plumb në këmbë dhe është dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë. Drejt tij është qëlluar me breshëri, pasi dyshohet se në vendngjarje janë gjetur 30 gëzhoja plumbash.
Më pas ata janë larguar në drejtim të paditur. I plagosuri, Ylli Ibrahimi është dërguar në spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 12:10, në Milot, Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Y.I., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.