Sipas “Meteoalb“, masat ajrore të ardhura nga veriu i kontinentit kanë përfshirë të gjithë rajonin tonë duke sjellë temperatura të ulta si edhe reshje deborë.
Reshjet e dëborës parashikohet të fillojnë gjatë mbrëmjes së sotme duke u intensifikuar nesër dhe të premten. Parashikohet që reshjet të jenë më të dendura në pjesën lindore të vendit si edhe në zonat malore të Shqipërisë qendrore.
Termometri në zonat malore do të shënojë -5 gradë.