Zbulohet kalendari i punëve të Kuvendit nga periudha 18 janar deri në 5 shkurt, që u miratua sot nga Konferenca e Kryetarëve.
Gazetari Ergys Gjençaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ dokumentin në fjalë, ku tregohen të gjithë projektligjet dhe marrëveshjet që do të miratohen gjatë kësaj periudhe. Mësohet se Kuvendi do miratojë në seancën e 28 janarit marrëveshjen me kompaninë PFIZER për vaksinën anti-covid. Ndërkohë komisionet do të vijojnë të mblidhen online kurse seancat plenare me praninë fizike të deputetëve.
Po ashtu Konferenca ka miratuar edhe kalendarin tre-javor të punimeve që do të jetë periudha 18 janar- 5 shkurt 2021.