TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një makinë është përplasur me bordurat pranë Fabrikës së Miellit.
Siç shihet dhe nga fotot makina është shkatërruar plotësisht. Dyshohet se në aksident ka viktima por megjithatë ende mbetet e paqartë.
Ndërkohë në vendngjarje mbërriti menjëherë policia, ndërsa disa kalimatarë kanë parë në vendin e aksidentin xhama të thyer dhe trupa në tokë.
Deri më tani nuk ka asnjë njoftim nga policia e shtetit.