Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci. Lajmin e ka bër vet të ditur Xhaçka, ku shkruan se Italia mbetet një ndër mbështetësit dhe partnerët strategjikë kryesor të Shqipërisë.
Ndër të tjera ajo ka shprehur dhe mirënjihjen kundrejt Italisë për ndihmën e menjëhershme pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar dhe mbështetjes për rindërtimin.
“Një takim i shkëlqyer me ambasadorin italian Frabrizio Bucci. Italia mbetet një ndër partnerët kryesor strategjik dhe mbështetësit e Shqipërisë. Jam mirënjohëse ndaj Italisë për ndihmën e menjëhershme pas tërmetit të 26 nëntorit dhe për suportin e rikonstruktimeve. Ne diskutuam edhe në lidhje me bashkëpunimin e shkëlqyer mes 2 vendeve për fusha interesi të përbashkëta dhe masat anti-COVID.”, postimi i Olta Xhaçkës në Twitter.