Kryedemokrati Lulzim Basha teksa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në “Opinion”, u shpreh i bindur se opozita do të kurorzojë me fitore vullnetin e shqiptarëve për ndryshim.
Lulzim Basha: 28 majit në mos gaboj, mesa mbaj mend ku më ka pyetur çfarë pyet nga reforma zgjedhore. Dhe i kam thënë fare thjesht dhe qartë që çdo ndryshim në letër nuk ka pikë vlere në qoftë se nuk zbatohet dhe e vetmja garanci për të zbatuar një reformë zgjedhore të mirëfilltë.
Baton Haxhiu: Cila është?
Lulzim Basha: Siç jua thashë, për t’ia u kujtuar publikut, siç e kam thënë më 28 maj do të ishte një qeveri e cila do të garantonte një proces të ndershëm zgjedhor.
Baton Haxhiu: Nuk e ke, pse? Nuk e kemi këtë po pse?
Lulzim Basha: Nuk e kemi është fakt, por ajo që kemi është një shumicë absolute e shqiptarëve e vendosur për të sjellë ndryshimin.
Baton Haxhiu: Vazhdojmë, e kuptova përgjigjen.
Lulzim Basha: Dhe opozita ka marrë një vendim, koalicioni ynë ka marrë një vendim politik që ne këtë vullnet të shqiptarëve për ndryshim nuk do ta shpërdorojmë por do ta kurorëzojmë me një fitore të thellë dhe me një pjesëmarrje masive të qytetarëve në atë që nuk do të jetë thjesht votim për parlamentin e ri dhe qeverinë e re por një referendum për ndryshim.