TIRANË– Një persona ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, tek rruga “5 maji”.
Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin, dhe për pasojë kanë dëmtuar një këmbësor.
Personi me inicialet F.A., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje për sqarimin e rrethanave.
Njoftimi i policisë Tiranë
Më datë 15.01.2021, në rrugën “5 Maj”, janë përfshirë në përplasje dy mjete. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar këmbësori shtetasi F.A., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.