Dibër- Seanca gjyqësore për dosjen “184” në Dibër është shtyrë për më 29 janar.
Më 18 dhjetor, kjo dosje u mbyll nga prokuroria me vetëm 4 ish-zyrtarë të pandehur. Protangonistët e këtij skandali të publikuar fillimisht në VOA dhe më pas me audio-përgjime në Bild i shpëtuan akuzave. Prokuroria vendosi pushim të çështjes për personat nën hetim Dionis Imeraj, Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, Afrim Mikli.
Për ta u është konstatu se kanë kryer veprën penale të shitblerjes së votës, por për shkak të tejkalimit të afatit 3-vjeçar vepra penale është parashkruar, ndaj s’mund të merrem në përgjegjësi penale.