SHKODËR– Bashkia Shkodër ka dhënë informacione në lidhje me situatën që gjendet zona pas përmbytjeve që vazhduan për disa ditë. Situata duket se po shkon drejt përmirësimit, por mbeten ende 1750 hektarë nën ujë.
Mbetet ende problem rruga e Obotit, ku niveli i ujit është 80 cm dhe kalohet vetëm me mjete të larta, si dhe vazhdon të jetë i bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatrat Shirq me Darragjat.
Njoftimi i plotë
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 15.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
-Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.18m.(Kuota max 6.30 m)
-Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën08.30,shënon kuotën 8.54 m.(Kuota max 8.70 m)
-Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 6.72m. (Kuota max 7.50 m)
-Lumi Kir ka prurje minimale.
Bashkia Shkodër
Siperfaqe totale e përmbytur 1750 Ha
-Tokë e pakultivuar 488 Ha
-Foragjere të dyta, jonxhe 1110 Ha
-Grurë 85 Ha
-Bimë dekorative 60 Ha
-Pemtore 7 Ha
Nj.A. Ana e Malit
-Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.
-Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
-Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 900 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
-Tokë e pakultivuar 200 Ha
-Foragjere të dyta, jonxhe 665 Ha
-Grurë 30 Ha
-Pemtore 5 Ha
Nj.A Dajç
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 750 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar,Darragjat), nga të cilat:
-Tokë e pakultivuar 255 Ha
-Foragjere të dyta, jonxhe 380Ha
-Bimë dekorative 60 Ha
-Grurë 55 Ha
-Vazhdon të jetë i bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatrat Shirq me Darragjat.
Nj. A. Guri i Zi
-Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A. Velipojë
-Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 40 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri,Luarz.
-Tokë e pakultivuar 10 Ha
-Foragjere të dyta, jonxhë 30 Ha
Nj.A.Bërdicë
-Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 50 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe.
-Tokë e pakultivuar 20 Ha
-Foragjere të dyta, jonxhe 30 Ha
-Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
Nj.A.Rrethinat
-Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes
-Tokë e pakultivuar 3 Ha
-Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
-Pemtore 2 Ha