Tiranë- Kryeministri Rama i kthen përgjigje në Twitter Bashës ku me ironi shprehet se halli i tij është të bëjnë komerdare e se në të vërtetë në ujë janë Saliu, Iliri, Luli dhe Mona.
Sipas kryedemokratit Basha me qindra banorë në Shkodër ndodhen nën ujë, dhe se qeveria përdor fatkeqësitë për të bërë propagandë.
REAGIMI I RAMËS
“Qindramijëra njerëz nën ujë edhe sot” sipas LB! Në fakt nën ujë janë Saliu, Iliiri, Luli dhe Mona që duan ta bëjnë komerdare edhe tërmetin, edhe virusin, edhe shiun, edhe borën, madje edhe Nusretin bashkë me Tiren, i duan për komerdare! Po halli është që s’i pret kush matanë”. -shkruan kryeministri.