Erion Isufi, kunati i kryedemokratit Lulzim Basha ka paditur për shpifje kryebashkiakun Erion Veliaj. Burime bëjnë me dije se arsyeja e padisë lidhet me disa nga akuzat publike që Veliaj i ka bërë Isufit për përfitime që sipas kryebashkiakut ka marrë ndër vite.
Më herët, Veliaj është përfshirë në disa padi me zyrtarë të Partisë Demokratike, përfshirë këtu dhe Lulzim Bashën. Veliaj akuzoi në tetor të 2020-ës, Bashën se kryedemokrati është bërë me katër shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit, se kishte përfituar nga tërmeti dhe se ka ndërtuar pa leje./Dosja.al