Edi Rama ka publikuar vlerësimin e ”The Lancet” e cila merret me vlerësimin e sektorit të shëndetësisë.
Sipas Ramës, Shqipëria është vlerësuar me 70 pikë dhe mban pikët më të larta në rajon. Po ashtu për të vendi jonë sa i përket sistemit shëndetësor gruphet dhe me disa vende lindore të BE.
Në videon e publikuar, Rama përdor këtë vlerësim si kundërpërgjigjie ndaj akuzave të PD që ka denoncuar se sistemi shëndetësor shqiptar është i rrënuar, me ilaçe të pasigurta si dhe me stafe mjekësore të keqpaguara teksa shëndetësia falas nuk ekziston.
STATUSI NGA EDI RAMA
MIRËMËNGJES 😊
dhe me këtë vlerësim kuptimplotë për punën tonë transformuese për shëndetësinë nga prestigjozja botërore “Lancet”, e mirënjohur për nivelin e lartë të kompetencës profesionale mbi sektorin e shëndetësisë, e cila e rendit Shqipërinë me pikët më të larta në rajon dhe në një grup me disa nga vendet lindore të Bashkimit Europian, ju uroj një ditë të mbarë
Për të parë videon klikoni këtu