Ndërkohë që temperaturat janë ftohur në vendin tonë edhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë del me një njoftim të rëndësishëm sa i përket zbatimit të masave antiCovid nëpër shkolla.
MAS bën thirrje që në klasa të ruhet temperaturë konstante, duke e ajrosur klasën 5 apo 6 herë, por nuk kërkohet mbajtja hapur e dritareve të klasës.
NJOFTIMI I PLOTË
Shëndeti i nxënësve dhe stafit mësimor është prioritet kryesor i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Prandaj, duke marrë shkas nga temperaturat e ulëta në të gjithë vendin, si dhe shqetësimet e drejta të prindërve, ndjejmë të nevojshme të nënvizojmë se Udhëzuesi për fillimin e vitit shkollor 2020-2021, në respekt të udhëzimeve të MSHMS, duke marrë parasysh edhe ndryshimet e temperaturave sipas stinëve, nuk kërkon në mënyrë absolute mbajtjen hapur gjatë gjithë kohës të dritareve, por lejon edhe ajrosjen e klasave disa herë gjatë ditës.
Më saktësisht, në të shprehet qartë se: “DRITARET DUHET TË MBAHEN TË HAPURA OSE TË PAKTËN TË AJROSEN 5-6 HERË GJATË KOHËS SË MËSIMIT”.
Prandaj kërkojmë nga të gjitha Institucionet Arsimore që të kenë në vëmendje zbatimin e këtij udhëzimi, duke u kujdesur maksimalisht edhe për mbajtjen e një temperature konstante në klasë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve.Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikon