Itali- Ish-arbitri italian, por edhe një sipërmarrës i shkëlqyer po ashtu, Davide Pekoreli është zhdukur prej 10 ditësh në rrethana ende të paqarta në Shqipëri.
Sipërmarrësi italian kishte marrë me qira një automjet tip “Skoda” në vendin tonë e është zhdukur, pa gjurmë.
Media e vendit fqinj “La Nazione”, shkruan se automjeti është gjetur i djegur në zonën e Gjegjanit, në Pukë, ndërsa brenda makinës janë gjetur disa materiale, për të cilat ka dyshime se mund të jenë mbetje njerëzore.
Prej më shumë se një viti sipërmarrësi kishte hapur në Tiranë një biznes me produktet e lidhura me dyqanet e tij. Lidhja e Pecorelli-t me Shqipërinë ka nisur edhe për shkak të partneres së tij, që është me origjinë shqiptare, me të cilën ka edhe një fëmijë. Gjithashtu, Pecorelli ka edhe tre fëmijë të tjerë me gruan e parë, me të cilën ishte ndarë disa vite me parë.
Pekoreli ka partneren me origjinë shqiptare, me të cilën ka dhe një fëmijë. Kjo duket se e ka lidhur atë më shumë me Shqipërinë. Ai kishte mbërritur në Shqipëri në 7 janar. Më pas udhëtoi me një automjet tip “Skoda” të marrë me qira. Kaq është e ditur zyrtarisht për të, kurse më tej, vendndodhja dhe fati i tij mbeten akoma mister.
Autoritetet shqiptare ende nuk kanë të dhëna të plota për Pekorelin, ndërsa ngjarja po hetohet në vazhdim.