Një 42-vjeçar ka humbur jetën për shkak se banesa e tij është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vërdovë në Pogradec, në orët e para të mëngjesit.
42 vjecari jetonte i vetem dhe ndërtesa ishte e braktisur dhe e rrënuar.
Dyshohet paraprakisht se shkak ka qenë një shkendijë elektirke.
Burime nga policia bëjnë të ditur se 42 vjeçari Nardi Xhukellari vuante nga probleme te shëndetit mendor.
Grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.