TIRANË-Ministrja Ogerta Manastirliu ishte e pranishme ditën e sotme në stadiumin ‘Air Albania’ aty ku ka nisur java e dytë e vaksinimit anti Covid. Sot janë 447 mjekë dhe infermierë të cilët do të vijojnë të marrin dozën e parë të vaksinës.
‘Është një ditë e bukur se ne vijojmë me planin tonë të vaksinimit. Kemi arritur që në total të vaksinojmë 447 mjekë total, që janë në vijën e parë të vaksinimit. Vaksinimi do të vijojë sipas planit.’– shprehet Manastirliu.
Kryeministri Rama shkruan në Facebook se vaksinimi do të vijojë sipas planit.
Ministrja Ogerta Manastirliu me mjekët dhe infermierët e pavionit COVID të Pediatrisë Infektive, të cilët nisën javën e dytë të vaksinimit antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në Stadiumin Air Albania447 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës janë sot më të mbrojtur ngakoronavirusi i rrezikshëm, ndërsa do të vijojmë me vaksinimin e kombinuar, sipas planit kombëtar të vaksinimit antiCOVID.