Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.
Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë dy makina ku njëra drejtohej nga personi me iniciale A. Ç, ndërkohë makinën tjetër ku kishte dhe dy pasagjer drejtohet nga shoferi me iniciale G. H.
Mësohet se mes të plagosurve është ka dhe të mitur por për fat të mirë të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 18.01.2021, rreth orës 18:40, në rrugën “Llambi Bonata”, janë përfshirë në përplasje mjetet me drejtues A. Ç me mjetin me drejtues G. H dhe me pasagjer shtetasit e mitur me iniciale M.H dhe G.H. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.