TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e sotëm një video ku tregon se aplikacioni e-albania i ka lehtësuar kohë dhe para qytetarëve shqiptarë që duan të pajisen me dokumetet që kanë lidhje me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Rama shkruan se janë 44 shërbime të cilat ofrohen për këtë institucion në aplikacion, të cilat i kursejnë kohë dhe para qytetarëve duke i kryer me anë të telefonit apo kompjuterit.
Bashkangjitur videos Rama shkruan se shërbimet në e-albania janë një lehtësim për qytetarët:
Me disa të dhëna nga lehtësirat për 44 shërbime të #DPSHTRR përmes E-albania, ku ju kemi kursyer 88 vite kohë në radhë e sportele dhe 221,826,000 Lekë qytetarëve thjesht duke përdorur celularin apo kompiuterin kudo ndodhen, ju uroj ditë të mbarë.