TIRANË– Kryeministri Edi Rama ndodhet në një konferencë për mediat për ekonominë. Kryeministri ndodhet se bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denajn dhe Drejtoren e Tatimeve Delina Ibrahimaj.
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se për të mbyllur procesin e fiskalizimit i duhet dhe një mandat i tretë, teksa ka dhënë detaje.
“Edhe një mandat tjetër është i nevojshëm jo vetëm për ta përmbyllur, por edhe për të parë përfitimet e mëdha. Nuk është diçka që e nisim sot, ka illuar, sistemi është në punë, është i ndarë në 3 faza, biznes shtet, biznes biznes, biznes konsumator, marrëdhënien biznes shtet ka filluar të hyjë në sistem. Biznes-biznes do të hyjë në 6 mujorin e dytë dhe vitin e ardhshëm në marrëdhënien biznes konsumator. Është një shtet i tërë në celular, kompjuter, në marrëdhënien mes kompjuterëve. Gjithë marrëdhënie njerëzore kalon në plan të dytë, dhe në plan të parë është marrëdhënia që garantohet nga ndërveprimi kompjuterik. Nëse ne sot blejmë dhe një biznes raporton faturimin 1 herë në 24 orë, nesër çdo transaksion, çdo kush nga ne që do blejë në kohë reale do të pasqyrohet transaksioni në trurin dixhital të tatimeve dhe kjo të bëjë që sistemi i cili ka brenda një kapacitet të provuar të përllogaritjeve dhe të aktiviteteve tregtare të sinjalizojë njerëzit që janë në qendër për biznese apo transankione kur ka diçka që nuk shkon, më pas me ndihmën e sistemin hyhet në analizë, dhe mbi këto baza merret vendimi nëse do i shkohet biznesit nga brenda librat dhe llogarive. Brenda këtij sistemi ka një sistem ndërveprimi që krijon një marrëdhënie konstruktive”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se me fiskalizimin, nuk do të ketë më “Tire”, pra njerëz që marrin ryshfete për të marrë një shërbim.
“Na duhen bashkëpunimi me njerëzit siç bëri ajo qytetarja që coi përpara hekurave se vetëm kështu ne ecim më shpejt me pastrimin e çibanëve, por në momentin kur sistemi do të jetë i ngritur nuk do ketë nevojë për kamera të fshehta se gjithçka do të jetë nën dritën e diellit”, tha Rama.