Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka realizuar një takim me kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushën, pak javë pasi ky institucion u bë funksional.
Kim shkruan se tashmë Vitore Tusha e cila është dhe kryetare e KED ka përgjegjësinë të drejtojë Gjykatën Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme duke nënvizuar se SHBA do të vazhdojë mbështetjen ndaj Reformës në Drejtësi.
“Unë u takova me gjyqtaren Tusha për ta falënderuar atë për udhëheqjen e qëndrueshme dhe të mençur të KED, e cila bëri të mundur që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale. Tani, ajo ka përgjegjësinë të drejtojë GJK-në në shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme. SHBA do të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë në mënyrë që Reforma në Drejtësi të japë rezultate”, shkruan Yuri Kim.