ABC News ka bërë një vëzhgim të rrugëve hyrëse në Tiranës përmes Doganës e cila nga sot është bllokuar për vijimin e punimeve të Unazës së Madhe.
Gazetari Maksi Rama ka raportuar për abcnews.al se rruga hyrëse në kryeqytet ka një fluks të shtuar të automjeteteve që më pas devijojnë drejt rrugës “Teodor Keko” për t’u futur në Tiranës përmes rrugës Dritan Hoxha duke përshkuar ish-Fushën e Aviacionit.
Nga pamjet me dron të siguruara nga abcnews.al duket fluksi i makinave dhe drejtimi i tyre me skemën e re të lëvizjes. Kjo skemë do të vihet në përdorim në 4 muajt e ardhshëm që është edhe koha e parashikuar për përfundimin e punimeve në këtë zonë.